Categories Politike

Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar rezultatin e zgjedhjeve

Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, partisë që mori shumicën e votave nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të jetë në datë 20 Tetor në Tiranë për të festuar për rezultatin.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë njofton se Albin Kurti do të jetë dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, ku do të mbajë edhe një fjalim Njoftimi

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti”, njofton Vetëvendosja.

Në zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë, Vetëvendosja mori shumicë votash, ndërsa akoma nuk është arritur marrëveshja për koalicion qeverisë me LDK, partia e dytë që mori më shumë vota në zgjedhje.

Pas takimit të Liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kandidates për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, të cilët diskutuan për arritjen e një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, u dakordësuan 6 pika mes tyre.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani deklaruan pas takimit se kanë ranë dakord për të bashkëqeverisur dhe se posti i Kryeministrit të ri do ti takojë partisë që do rezultojë forcë e parë pas rinumërimit të disa votave të kontestuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME