Categories Lajme

Punonte në ‘Bypassin’ e Fierit, 18-vjeçari shtypet për vdekje nga ruli! KSSH: Viktima e 30 që humb jetën në punë gjatë 10 muajve

Një aksident tragjik gjatë punës i ka kushtuar jetën një 18-vjeçari  në Fieri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15 në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është Mateo Koza.

Ka qenë punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, i cili duke duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur Mateo Kozan, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kan ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Ndërkohë në lidhje me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ku shprehen se shkak për vdekjen e 18-vjeçarit është bërë mungesa e sigurisë teknike në punë.  Ndër të tjera KSSH i shpreh ngushëllimet familjes viktimes dhe kërkon nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethnave të këtij aksidenti tragjik.

“Fajtoret duhen ndeshkuar dhe nuk mund tja hedhin me nje gjobë pasi kemi të bëjmë më një jetë njeriu të humbur.Policia Prokuroria Gjykatat duhet te rihapin dosjet e aksidenteve në punë, pasi punëtorët shqiptarë po trajtohen si skllevër dhe askush nuk ndëshkohet për jetët e humbura.” thuhet ndër të tjera në reagimin e KSSH.

18 vjecari është punëtori i 30 që gjatë këtyre dhjete muajve humb jeten gjatë një aksidenti në punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME