Categories Politike

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë është katastrofike

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Levente Magya e ka konsideruar katastrofike shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE ai tha se ky vendim do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Është katastrofike që Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gazetarëve hungarezë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ndër të tjera Magyar u shpreh se qeveria Hungareze do të bëjë gjithçka për të reaguar, me ndihmën e Komisionerit për Zgjerim, kundër ndaj çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.

Më pasi ai shprehet  se hapja e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e konsideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve që vijnë nga jugu i Evropës. Shqipëria po gjen mbështetje të madhe nga shumica e vendeve anëtare në BE të cilët po përpiqen të jenë bindës tek vendet skeptike për hapjen e negociatave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME