Categories Lajme

Aleatët e Bashës bashkohen të gjithë në një pikë dhe s’jua merr mendja për çfarë

Kur vjen fjala per kredi, me sa duket te gjithe aleatet e Bashes bashkohen ne nje pike.

Ashtu si socialistët edhe demokratët janë zhytur në kredi, por ndryshe nga mazhoranca, deputetët e opozitës janë penalizuar edhe në të ardhurat për shkak të bojkotit parlamentar.

Aleatët e Lulzim Bashës vijojnë të shlyejnë kreditë për shtëpitë dhe arsimim. Fatmir Mediu, kryetari i PR, gjatë 2018 ka arritur të mbledhë rreth 26 mijë euro.

Sipas formularit të deklarimit të pasurive, të ardhurat e tij vijnë nga interesat bankare, paga si deputet, si dhe shitja e një automjeti me vlerën 7 mijë eurove.

Mediu ka paguar gjatë vitit të shkuar 2400 euro për kredinë, ndërsa i ka mbetur për të shlyer edhe 18 mijë euro.

Ndërsa aletati tjetër i opozitës së bashkuar, Nard Ndoka, ka arritur të mbyllë kredinë e marrë në 2016 me vlerë 16 500 euro, por ka edhe një hua të marrë në të njëjtin vit prej 35 mijë eurosh që duhet ta shlyejë. Por edhe pse në disa nga llogaritë e kreut të PDK-së gjatë 2018 kanë patur rënie me vlerë 2600 euro, të ardhurat vjetore të tij janë pothuajse dyfish më të larta se të Fatmir Mediut.

Paga si deputet dhe interesat bankare kanë çuar në portofolin e Vangjel Dules 26 mijë euro, por ka shpenzuar për të paguar edhe këstet e kredisë, për të cilën me këto ritme i duhen ende kohë për ta mbyllur pasi rezulton në vlerën e 10 500 eurove. Edhe për të studiuar, aleati i Bashës ka marrë një kredi studimi nga një OJF britanike me vlerë 10 mijë euro.

I vetmi nga opozita e bashkuar që nuk i duhet të mendojë për këstet bankare është Dashamir Shehu. Falë pronave, punës si deputet dhe mësidhënies, kreu i LZHK-së nuk e ka patur të nevojshme të marrë kredi për të mbyllur nevojat familjare. Gjatë 2018 ai ka arritur të mbledhë në buxhetin e tij 32 mijë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME