Categories Lajme

“Aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne”/ Basha ngrihet nga gjumi në mesnatë për t’iu përgjigjur Ramës: SHBA nuk na ka borxh

Kryeministri Rama deklaroi mbrëmë në një emision televiziv se Shtetet e Bashkuara kanë një borxh për të larë me Shqipërinë, lidhur me strehimin e opozitës iraniane (MEK) në kampin që ndodhet në Manëz.

“Ne nuk është puna se bëmë një gjest ndaj Amerikës. Ne jemi sot më të mbrojtur se kurrë sepse jemi aleatë të SHBA dhe anëtarë të NATO-s. Flas nga pikëpamja e çdo lloj agresori të imagjinueshëm apo jo. Kur ne mund të jemi të vlefshëm duke marrë përsipër një operacion të caktuar, nuk kemi asnjë mundësi. Jo se mund të mos e bëjmë, por s’kemi asnjë mundësi të refuzojmë nëse duam të jemi të vlefshëm. Është e vërtetë që ka njerëz që thonë po ç’na duhet, pse i morëm.

Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj. Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbajtur veten ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne”, – tha Rama.

Pas kësaj deklarate ka ardhur përgjigjia e Lulzim Bashës, i cili ishte zhdukur nga “qarkullimi” prej shumë muajsh, duke mos bërë reagime publike, apo në rrjetet sociale. Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prishi gjumin e natës dhe bëri mbrëmë në mesnatë dy komente në Twitter për deklaratat e Ramës.

“Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo.

Shteti i së drejtës me barazi para ligjit për të gjithë, demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurrenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standardet ende të paplotësuara të partneritetit dhe aleancës strategjike mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së”–shkroi Basha.TPZ

"Aleatët tanë kanë një borxh për të larë

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME