Categories Lajme

VIDEO\ Fiks Fare zbulon punishten skandaloze ku përpunohej mishi i pulës, përdorej për sufllaqe! AKU bllokon 450 kg mish, arrestohet pronari

Emisioni Fiks Fare zbulon një tjetër skandal në fushën e sigurisë ushqimore.

Në vazhdën e shumë investigimeve që Fiksi ka bërë mbi sigurinë ushqimore, një tjetër aktivitet i paligjshëm u denoncua nga ky emision. Aktiviteti i paligjshëm përpunonte në kushte skandaloze mish pule dhe e shiste në fast food-e në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Fiksi solli pamje të ambientit të cilat ishin një garazh makinash i përshtatur si ambient punishteje, në të cilin punonin 6 punëtorë.

Kofshët e pulës të pashoqëruara nga asnjë dokument shoqërues, se ku merreshin dhe ku çoheshin, mbaheshin në vaska të mëdha pa asnjë kusht higjeno-sanitar.

Emisioni investigativ sinjalizoi për këtë skandal Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili kërkoi ndihmën e autoriteteve të tjera, si Krimi ekonomik  dhe Policia e Shtetit, pasi ky aktivitet nuk kishte asnjë dokumentacion dhe në këto kushte përbënte vepër penale.

Falë denoncimit të Fiksit, të gjitha institucionet që inspektuan aktivitetin bënë në fund bllokimin e tij.  U sekustruan 450kg mish pule jashtë çdo kushti higjenosanitar, si dhe u vu në pranga pronari i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Në emër të Bashkim Hajdinit, që ishte pronari i punishtes ekzistonte vetëm një nipt për një automjet sipas të cilit e përdorte për shpërndarjen e produkteve për fast-food-e.

Duke qenë i ligjëruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të ushtronte kontroll mbi të, të cilin e bllokuan për mungesë kushtesh.

Ndërkohë krimi ekonomik vendosi mbylljen e aktivitetit të përpunimit.

Policia bëri arrestimin në flagrancë të pronarit të aktivitetit  mbi të cilin rëndojnë tre vepra penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”  dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Duke qenë se ky produkt i pasigurt shkonte nëpërmjet fast food-eve te konsumatori, Shefi i Departamantetit të Riskut dhe Komunikimit pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tomi Kola, tha për emisionin Fiks Fare se janë inspektuar edhe 3 fast food-e në tre zona të ndryshme të kryeqytetit, subjekte të cilat i tregoi pronari i punishtes.

Kola tha se në njërin prej fast food-eve u gjet sasi e këtij malli dhe u sekuestrua menjëherë, ndërkohë u morën masa për subjektin.Në dy subjektet e tjera, në njërin u sekuestrua gjiroja dhe u dërgua për analizim dhe në tjetrin nuk u gjetën produkte.

Por jo vetëm aq, duke u nisur nga ky rast sipas z.Tomi do shtohen kontrollet e rastësishme në gjithë kryeqytetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME