Categories Lajme

“Alibeaj kryetar i grupit, Gjekmarkaj nënkryetar i Kuvendit “, ja propozimet e Bashës në Këshillin Kombëtar edhe për Komisionet Parlamentare, largon mbështetësit e Berishës

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha, ka bërë disa ndryshime. Në ndryshimet e propozuara, tashmë kryetar i Grupit Parlamentar është vendosur të jetë Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu mësohet se ka Agron Gjekmarkaj është votuar për postin e nënkryetarit të Kuvendit. Më tej ndryshime të tjera kanë të bëjnë edhe me drejtimin e Komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.

“Fillimisht dua t’ju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar.

Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD. Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike”, tha Basha.

Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta ndaj insekteve në bregdet, rinis në prag të sezonit turistik

Për të garantuar një sezon të qetë dhe për të parandaluar sëmundjet infektive që transmetohen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vasili për anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi: Karagjozë dhe halabakë

Anëtari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Petrit Vasili, në konferencë për media…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Veliaj në SPAK, ironia e Korreshit: Erdhi koha që të gjithë të shkojnë në ‘dhomën e rrëfimit’

Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar thirrjen e kreut të Bashkisë së Tiranës në SPAK dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Jam me Mamicën dhe Vrana Kontin”, çfarë paralajmëron Rama nga ‘Ballkoni i Perëndisë’

Mesdita e kësaj të marte, kryeministrin Edi Rama e gjeti në “Bunin e Bajraktarëve” në…

LEXO ME SHUME