Categories Lajme

Alimehmeti: Ritmi është i mirë, duhet furnizim i vazhdueshëm për të ruajtur këto shifra

Ilir Alimehmeti  Mjeku epidemiolog foli për procesin e vaksinimit në vendin tonë, ku tha se ritmi i vaksinimeve është i mirë.

Sipas tij, kjo e bën të nevojshme sjelljen e furnizimit të vazhdueshëm  të vaksinave në mëyrë që të mbahet ky ritëm. Me tej ai dha edhe një lajm të mirë, duke u shprehur se 50-60% e popullsisë në Tiranë mund ta kenë kaluar Covid-19, që do të thotë se kryeqyteti është shumë afër imunitetit të tufës.

Pyetje: Ritmi i vaksinimit? Mjeku Alimehmeti: Ritmi për sa i përket numrave është i mirë, flasim për 20 mijë vaksinime ne ditë. Tani mbetet çështja çfarë municionesh janë dhe sa janë. Me 20 mijë vaksinime në ditë, radha e 250 mijë personave që mund të vaksinohen, kalon shumë shpejt.

Kjo bën të nevojshme sjelljen e furnizimit të vazhdueshëm vaksinor për të mbajtur këtë ritëm. Shpresojmë që ndërkohë të vijnë edhe vaksina të tjera.’- tha Alimehmeti.

Pyetje: Ata e kanë kaluar Covid, sa mundësi kanë që mund të preken sërish?

Alimehmeti: Në Shqipëri ky studim u bë nga Akademia e Shkencave në fund të dhjetorit që e nxorri 50% të popullatës. Nuk kemi studime të tjera zyrtare për rrethet..

Sa ka vajtur vështirë të themi, por është një shifër e rëndësishme që nuk është homogjenisht e shpërndarë, ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 50-60%, por nuk e krahasojmë në nivel kombëtar. Me futjen e vaksinimit masiv ky studim nuk mund të bëhet më pasi nuk bëhet dallimi se futen antitrupat.

Pyetje: Po ata që nuk e kanë kaluar Covid ka gjasa ta kalojnë sëmundjen pa u vaksinuar?

Alimehmeti: E shoh të vështirë që të ketë njerëz imun. Shpresoj që këta njerëz që nuk duan të vaksinohen  ose që nuk kanë mundësi të vaksinohen, të jenë nën ombrellën e përqindjes së imunitetit të tufës tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME