Categories Lajme

Alket Hyseni: 2021 do të jetë një vit më i mirë, shqiptarët do t’i japin Ramës mandatin e tretë

Deputeti i PS, Alket Hyseni nga foltorja e Kuvendit bëri bilancin për këtë vit, ndërsa sot zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni. Hyseni u shpreh se 2020 ishte vit i vështirë dhe me sfida, por sipas tij ata treguan se si të reagojnë si një shtet i konsoliduar. Në gjykimin e tij, deputeti shton më tej se beson që 2021 do të jetë një vit më i mirë duke vënë theksin te zgjedhjet e 25 prillit. Hyseni shpreh bindjen se shqiptarët do të vazhdojnë rrugën e progresit duke i dhënë Edi Ramës mandatin e tretë.

“Ne treguam se dimë të reagojmë, reaguam si shtet i konsoliduar me politika ndihmëse dhe paketa financiare. Ekonomia edhe pse u dëmtua reagoi dhe nuk u gjymtua. Bujqësia realizoi furnizim e popullatës . Besoj se 2021 do të jetë një vit më i mbarë edhe nga buxheti që kemi miratuar. Me pagat në rritje dhe punësimin. 2021 do të jetë më i mirë edhe politikisht duke pasur parasysh edhe 25 prillin që shqiptarët do të vazhdojnë rrugën e progresit duke i dhënë Edi Ramës mandatin e tretë”, tha Hyseni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME