Categories Lajme

Alkooli shitet pa problem pranë shkollave në Tiranë (Video)

Në nisje të vitit shkollor, drejtoria e rendit publik, deklaroi se pranë shkollave do të ndalohen lokalet e tregtisë apo pikat e shitjeve ambulante të cilat tregtojë pije alkoolike apo ushqime të skaduara. Por kjo është pamja që ofrohet në gjimnazin Isa Boletini në Vorë.

Pijet alkoolike dhe ato energjike, janë të ekspozuara në diell, ngjitur me murin e shkollës. Konsumatorët e parë të këtyre produkteve kaq pranë shkollës, janë vet nxënësit. Po në të njëjtën gjimnaz, përballë saj, gjendet një tjetër pikë shitjesh ambulante. Në mungesë të plotë kontrolli, edhe aty nxënësit blejë produkte, kryesisht në pushimin e gjatë mes orëve mësimore.

Një nismë e njëjtë, për mbylljen e lokaleve pranë shkollave të cilat tregtojnë alkool u ndërmor edhe përpara disa vitesh, por që rezultoi pa sukses. Ky është një lokal i vogël pak metra larg në hyrje të shkollës Xhezmi Delli, në Tiranë. Brenda tij, klientët po konsumojnë alkool. Një tjetër problem për të cilin policia premtoi se do të marrë masa gjatë këtij viti, është edhe parkimi i makinave në afërsi të rrugëve në shkolla. Por zbatimi i këtyre masave në Fushë Krujë, ende nuk ka nisur.

E njëjta situatë vërehet edhe në Tiranë pranë shkollës, Andon Zako Çajupi. Makinat gjenden të parkuara në hyrje të portës së kësaj shkolle. I gjithë plani i masave që policia kërkon të implementojë përgjatë këtij viti shkollor, lidhet me rritjen e sigurisë së nxënësve në shkolla. Informacion i vazhdueshëm do të shkëmbehet midis policisë dhe stafit pedagogjik, me qëllim shmangien e konflikteve, prishjes së qetësisë apo edhe për rastet nxënësit rrezikojnë të konsumojnë lëndë narkotike edhe alkool.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME