Categories Lajme

Pol ici i shkul varësen nga qafa/ Qytetari: O bos! Ke pi ndonjë raki ti, që bën kështu?

Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur. Kjo bëri që mes palëve të kishte një debat, moment i cili u filmua nga të rinjtë, të cilët më pas videon e përcollën në redaksinë e emisionit investigativ Stop.

Qytetari 1-Ore paguaj varësen! I ke këput varësen tani, ore!

Polici-Një minutë ore, një minutë!

Qytetari 1-I ke këput varësen dhe mos e kap ashtu!

Qytetari 2-1 mijë euro bën. Merre! Si i këput varësen tjetrit ti, mo shefi? Ore, mos më hidh lekët e mia ashtu, o shok!

Polici-Ti kush je ti zotëri? E ke kartën?

Qytetari 2-Nuk kam kartë.

Qytetari 1-O bos! Ke pi ndonjë raki ti, që bën kështu, re?

Polici-Nuk pi raki ai.

Qytetari 2-Po ça bëni kështu, mo vlla? A jeni në terezi, mo?

Polici-Po ç’ke mo? Nuk do të iki, ça do iki?!…

Qytetari 1- Mirë pra, merre këtë varësen! Kjo bën 1000 euro. Urdhëro zotëri, paguaje! Paguaje varësen, përndryshe…a ke ndonjë gjë personale ti?

Qytetari 2-Tani mor vlla!

Polici-1 minutë!

Qytetari 2-Urdhëro merre, merre! S’e marr më unë këtë! Ko?!

Polici-O çuna!

Qytetari 1-Po s’e ka për të drejtë ai, që t’i këpusë varësen e huaj.

Polici-Hiqi mor duart, hiqi duart, hiqi duart!

Polici 2-Lëre mor ti, pse e pengon? Po është në krye të detyrës, more!

Qytetari 2-Është në krye të detyrës dhe t’i këpusë varësen?! Ça është kjo, o vëlla?

Polici 1-O shoku! Jam në detyrë të shtetit ore! Jam në detyrë të shtetit.

Qytetari 1-Je në detyrë, por mos e kap atë ashtu!

Polici 2-Uli duart, po të them, ore! Ti more,.. përr,. e përrc, e përrc e përrc…,u bone ti..! Hiqi duart aty, se tttttttt….

Qytetari 1- Merre një çikë Drejtorinë në tel tani!

Qytetari 2-Lëre, se jam tu i bo video o plak, jo jam tu i bo video me rob shpie! Ja ku është edhe ky, edhe ky këtu, ky me syze ja…!

Polici 2-O djali, o djali!

Qytetari 2-Jo o plak, ia çoj unë, ia shpërndaj unë këtë./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME