Categories Lifestyle

Alumini në ushqime, rreziku më i madh nga enët e kuzhinës

Alumini i pranishëm në tabakatë metalike dhe fletët e letrës që përdoren për ruajtjen dhe gatimin e ushqimit mund ”të migrojnë” në ushqim dhe të çojnë në tejkalimin e dozës së vendosur maksimale, me rrezik potencial shëndetësor për pjesë të cënueshme të popullatës, në veçanti për bebet dhe gratë shtatzëna, deklaroi Komiteti Kombëtar italian për Sigurinë e Ushqimit (CNSA).

Rruga kryesore e ekspozimit ndaj aluminit për popullatën e përgjithshme mbetet ushqimi. Në vitin 2008, Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përcaktoi një dozë të tolerueshme javore prej 20 miligramësh për një fëmijë me peshë 20 kilogramë dhe 70 miligramësh për një të rritur prej 70 kilogramë.

Të dhënat që vijnë nga studimet e kryera tregojnë një mundësi të konsiderueshme për të kapërcyer këtë dozë tek fëmijët dhe të rinjtë pasi ato janë më të ekspozuar ndaj aluminit që përmbahet në ushqim, ndërsa grupmoshat më të larta janë më pak të ekspozuara si ndaj zakoneve të ndryshme të ngrënies ashtu edhe ndaj raportit më të ulët të konsumit të ushqimit me peshën trupore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME