Categories Sport

Suksese në jetë! Partizani shkarkon trajnerin Franko Lerda pas humbjes me Tiranën

Një ditë pas humbjes 1:2 me Tiranën në derbin e kryeqytetit, Klubi i Partizanit ka shkarkuar trajnerin italian Franko Lerda.

Klubi i Futbollit Partizani njoftoi në faqen e tij zyrtare në facebook se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. “Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive” mbyllet njoftimi.

Franko Lerda e mori drejtimin e kampionëve në qershor, por në vijimësi ka pasur pakënaqësi dhe kritika për rezultatet e dobëta në ndeshjet e dy javëve të fundit. Partizani ishte në kulmin e suksesit kur u mor në dorë nga Lerda. Me trajnerin Skënder Gega në krye, Partizani arriti të shpallej  kampion  i Shqipërisë pas 26 vitesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME