Categories Lajme

Alvin Berisha shtrohet në spital në Itali, mjekët e specializuar nisin ekzaminimet me 11-vjeçarin

RTV Ora News ka mësuar se mëngjesin e sotëm 11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrimi e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s. Një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjendjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri ku humbi jetën nëna e tij Valbona së bashku me dy fëmijë e partnerin e saj të ri. Nga atentati me bombë Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi të dukshme në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.

Gjithashtu RTV Ora është në kontakt me institucionet italiane nga burimet e të cilave mëson se për Alvin Berishën po mendohet një plan special për kujdesjen ndaj tij e rikthimin në shkollë. Vogëlushi shqiptar i cili jetoi për rreth 5 vite në Siri, ka lindur në Itali, e ka një leje qëndrimi të përhershëm në këtë vend së bashku me babain e motrat e tij. Qëndrimi në Siri ka bërë që ai të harrojë gjuhën italiane e të flas në gjuhën arabe.

Gjatë takimit të parë që Alvin bëri me babain e tij në afërsi të kampit Al Hol në shtator të 2019, u shpreh se e ka marrë malli për shokët e dëshiron shumë të kthehet sa më parë në shkollë. Për momentin prioriteti i parë ndaj vogëlushit shqiptar është shëndeti tij fizik e psikologjik. Pak ditë më parë i marrë në pyetje nga autoritetet italiane, psikologu verifikoj se ai po përjeton një traumë të fortë emocionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME