Categories Lajme

Alvini i vogël në një kamp të ISIS, apeli i Rajonit të Lombardisë për Qeverinë Italiane

Këshilli Rajonal i Lombardisë i ka kërkuar qeverisë italiane, përmes një mocioni të miratuar në mënyrë unanime, të bëjë gjithçka për të rikthyer në Itali Alvin Berishën, 11-vjeçarin shqiptar i cili gjendet në një kamp me gra dhe fëmijë të ISIS në Siri.

Mocioni i kërkon kreut rajonal të Lombardisë të ushtrojë presion te qeveria e Kryeministrit Conte, që të filloi bisedimet me qeverinë shqiptare dhe turke,(si vend kufitar me Sirinë) që ambasadat e këtyre vendeve, së bashku me ambasadën italiane, të nisin veprimet për rikthimin e Alvin në Itali.

Paola Romeon, këshilltare në këshillin rajonal të Laombardisë, tha se  ‘Institucionet kanë detyrën të veprojnë, duke i mundësuar Alvin rikthimin në Itali pranë familjes’. Ajo tha gjithashtu se qeveria italiane duhet ti jap shtetësinë italiane Alvinit. “Përparësia e Rajonit të Lombardisë është rikthimi i Alvinit në shtëpi, – tha Paola Romeo.

Alvin u rrëmbye nga e nëna e tij ne vitin 2014 dhe u dërgua në Siri, ku nëna e tij iu bashkua ISIS. Gazetarët e ‘Le Iene’ arritën të gjejnë vendodhjen e tij në kampin Al-Hol, me 70 000 njerëz, ku ai u takua me babain e tij, por ata nuk kanë mundur ta nxjerrin djalin e vogël nga kampi për arsye burokratike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME