Categories Lajme

Ambasada e SHBA “shënjestron” në mënyrë indirekte Vodafone-Albania për teknologjinë 5G

Në një lëvizje të rrallë, Ambasada Amerikane në Tiranë lëshoi mbrëmjen e së Dielës një “silurë” indirekte ndaj kompanisë Vodafone-Albania, pas njoftimeve se po teston teknologjinë 5G.

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, shkroi selia diplomatika e Uashingtonit, pa përmendur nominalisht se cilës kompani i referohej.

Të dhënat zyrtare dhe publike referojnë tek kompania “Vodafone-Albania”, e cila, vetëm pak ditë më parë, organizoi një aktivitet me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ku promovoi fazën e parë të testimit të teknologjisë së shpejtësisë së lartë 5G.

Teknologjia 5G është hedhur në treg nga kompania kineze e telefonisë celulare “Huawei”, duke shkaktuar një reagim të fuqishëm të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përtej asaj që mund të konsiderohet si luftë për tregun global, autoritetet amerikane kanë bindjen se kompania “Huawei”, nëpërmjet teknologjisë 5G, do të përpunojë të dhënat në favor të qeverisë kineze.

Kompania “Huawei” ka mohuar që pas saj të jetë qeveria e Pekinit. Megjithatë, shumë vende të zhvilluara perëndimore, aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë refuzuar teknologjinë 5G në kompanitë e tyre kryesore.

Në këtë përplasje titanësh të ekonomisë globale, Shqipëria e vogël paraqet një sjellje të çorodituar.

Nga njëra anë, shteti shqiptar i konsideron, me të drejtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin strategji, ndërkohë që nga ana tjetër promovon teknologjinë 5G, e cila, për Uashingtonin, përbën një rrezik potencial nga Kina për keqpërdorimin e të dhënave të abonentëve.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar nga “Vodafone-Albania”, në fund të muajit Tetor 2019, ku u prezantua testimi i teknologjisë 5G.

Pikërisht, ky aktivitet, me pjesëmarrjen e drejtuesit më të lartë politik shqiptar, duket se ka nxitur Ambasadën Amerikane që të përcjellë mesazhin në mënyrë publike.

Ky mesazh, megjithëse nuk përmendte as kompaninë “Vodafone” dhe as aktivitetin ku ishte i pranishëm Edi Rama, duket se ua përcolli pikërisht këtyre mesazhin publik.

Kjo ishte lëvizja e parë e Ambasadës Amerikane. Të tjerat mund të ketë në vijim, në rast se kryeministri Rama dhe “Vodafone-Albania” nuk e kanë kuptuar siç duhet mesazhin që erdhi nga selia përtej Atlantikut.

Nga ana tjetër, “shënjestrimi” indirekt i Ambasadës Amerikane ndaj kompanisë Vodafone-Albania, për keqpërdorim të mundshëm të të dhënave nëpërmjet teknologjisë 5G, mund të shoqërohet edhe me pikëpyetje të tjera.

Në rast se “Vodafone-Albania” është vulnerabël për rastet kur do të përdoret teknologjia 5G, atëherë, sa është niveli i sigurisë së të dhënave aktualisht që kompania përdor rrjetet 4G dhe 3G?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME