Categories Lajme

Ambasadori i ri i Norvegjisë i paraqet Letrat Kredenciale, Meta: Shqipëria, portë hyrëse për të gjithë rajonin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit, pasi e uroi Ambasadorin për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje të plotë në misionin e tij, vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, si dhe për politikën e saj në favor të afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta u shpreh se marrëdhëniet shumë të mira në planin politik dhe avancimi i tyre edhe në planin ekonomik na inkurajojnë për të vijuar përpjekjet në gjetjen dhe shfrytëzimin e hapësirave të reja për të rritur bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

“Jam besimplotë, se kompanitë norvegjeze do të ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për mundësitë që ofron Shqipëria edhe si një portë hyrëse për gjithë rajonin”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME