Categories Sport

Bogdani i thur elozhe Kumbullës në Itali: Ka djegur çdo etapë duke u rritur shpejt dhe me personalitet

Marash Kumbulla është padyshim një nga futbollistët më të spikatur këtë sezon në Serinë A italiane, duke u kthyer te Verona në titullar të paprekshëm. Mbrojtësi i Kombëtares, ka arritur të shënojë dhe golin e parë me fanellën e Veronës dhe tashmë janë të shumta skuadrat që kanë hedhur sytë nga ai.

Për aftësitë e Kumbullës, ka folur edhe Bogdani i cili e njeh shumë mirë pasi e ka pasur futbollist te Shqipëria U19. Në një intervistë të dhënë për “L’arena.it”, ai u shpreh se meritat për rritjen janë të tijat, teksa i takojnë merita edhe trajnerit Juriç.

“E kam stërvitur Kumbullën te Shqipëria U19 dhe është e qartë që ka perspektivë. Njeri me karakter. Kumbulla i ka djegur të gjitha etapat, është rritur shpejt duke treguar personalitet të madh. Meritat janë të tijat por edhe të Juriç i cili e ka bërë të ditur se do të ketë fokus te ai. Ndonjëherë duhet të kesh sy e herë tjetër kurajë, ndërsa Juriç u drejtua nga ndjenja e tij dhe ka të drejtë.

Ai nuk është surprizë sepse te U19 e kam pasur së bashku me Rrahmanin, një tjetër futbollist me shumë vlera. Më pas ai vendosi të shkonte te Kosova. Kurrë nuk kam ndalur së ndjekuri dhe është bërë kapiten i skuadrës së tij duke e konsideruar pikë referimi. Me afrimin e tij, Verona ka bërë diçka të mirë”, tha Bogdani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME