Categories Lajme

Ambasadori ukrainas në Tiranë: Kemi nevojë për ndihma, ju ftoj në protestë para ambasadës ruse, nesër në orën 17:00

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka dhënë një delaratë për mediat ditën e sotme ku ka folur mbi sulmet që Rusia ka ndërmarrë nfdaj vendit të tij. Shkurov dha disa statistika të cilat tregonin se trupat ruse kishin pësuar humbje të mëdha. Ndërsa bëri thirrje për ndihma të tjera ndaj Ukrainës.

Gjithashtu i ftoi qytetarët që t’i bashkohen për protestën që do të mbahet ditën e nesërme në orën 17:00 para ambasadës ruse.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: Njerëzit masivisht po shkojnë drejt reprateve ushtarake dhe po ngrejnë strehime nëntokësore. Ju jeni vetë dëshmitarë sesi popujt e vendeve të ndryshme po bashkohen me Ukrainën dhe po e dënojnë sulmin. Nëse deri dje shtete të tilla si Italia, Qipro ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi i pagesave SËIFT, tashmë presidenti sapo ka marrë konfirmim për ndryshim të vendimit. Deri më sot 198 civilë ukrainës kanë humbur jetën, mes tyre 3 fëmijë.

1150 janë plagosur mes tyre 33 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avione, 8 helikopterë, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur., 3500 ushtarë janë të vrarë. Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq që trupat e ushtarëve të vdekur rusë të dërgohen në Rusi dhe fëmiljarët e tyre të shohin atë që kanë pësuar ata që sulmuan një tokë të huaj. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihma të tjera. Kemi marrë një njoftim që nesër në orën 17:00 do të ketë një protestë përballë ambasadës ruse në Tiranë, ju ftoj të na bashkoheni.

Bashkëshortja e ambasadorit bëri thirrje ndaj nënavëe ruse që këto të fundit të ndalonin që fëmijët e tyre të shkonin për të vrarë njerëz të pafajshëm në një vend tjetër. Ajo kërkoi gjithashtu mbështetjen e grave shqiptare për të protestuar ndaj këtij agresioni të Rusisë.

Bashkëshortja e ambasadorit ukrainas në Shqipëri:

Femrat kanë një fuqi të madhe nëse keni zemër ju ftoj të bashkoheni me ne dhe të dilni në rrugë të protestoni sepse për çdo nënë nuk ka gjë më të keqe sesa të shohë lotët e bijëve të tyre. Ju bëj thirrje nënave të Rusisë dhe u shpreh keqardhjen që do marrin fëmijët e tyre të vdekur që deri më tani janë 3500 persona të vrarë. Ju lutem bëjini pyetje vetes se kush i çoi fëmijët tuaj për t’u vrarë. I ftoj të gjithë nënat t’u bashkohen protestave të organizuara kudnër kësaj dhune të Rusisë. U bëj thirrje ukrainasve që jetojnë në Shqipëri që të bashkohemi dhe të japin çdo lloj ndihme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME