Categories Lajme

Ambulancat para Sanatorimit, QSUT: Kemi kapacitete te covid-3

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes një komunikimi të nëndrejtoreshës së QSUT, dr. Arjana Strakosha bën me dije se është gati pavijoni i tretë në spitalin Covid3. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm tek spitali “Shefqet Ndroqi” ose Covid-2 janë shfaqur autoambulanca që rrinin në pritje me të sëmurë, QSUT deklaron se kapacitetet nuk janë ezauruar, duke treguar pamjet nga Covid-3. Sipas mjekes Strakosha  alarmi se nuk ka kapacitete është i pavërtetë.

“Jemi pranë spitalit Covid 3, në pavijonin e tretë. Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për tu shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme. Alarmi që janë pakësuar kapacitete spitalore nuk është i vërtetë, sikurse e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve. Në skenarët e parashikuar janë është në gjendje edhe Covid 4, pasi të mbushen të gjithë kapacitet”, u shpreh ajo.

Dr. Arjana Strakosha shpjegon se në skenarët e parashikuar, në gjendje për të pritur të sëmurët është dhe Covid-4. pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3. Strakosha ka bërë një apel për qytetarët për të respektuar rregullat e vendosura për të shmangur fluksin në spitale dhe për ta përballuar sa më lehtë fluksin e pacientëv.

“Nga na tjetër për të eleminuar pikërisht dyndjen të sëmureve drejt spitaleve, u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka. Duhet ruajtur distancimi, duhe të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, apeloi ajo.

Pavioni i tretë i spitalit Covid3 ka një kapacitet 50 shtretër ndërsa totali i shtretërve në spitalin Covid-3 është 150. Në total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër. Sipas strategjisë së vjeshtë dimrit të hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është parashikuar dhe hapja e disa spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve Covid, nëse do të jetë e nevojshme, duke konsideruar dinamikën e situatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME