Categories Lajme

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: S’guxova ta pyesja për kë votonte, ishte liberal i djathtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish zv.kryeministrit Bashkim Kopliku, i cili humbi dje betejën me koronavirusin. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Rama shprehet mes të tjerash se nuk u takua kurrë me Koplikun, por u bënë miq përmes Whatsapp-it.

Kreu i qeverisë thekson se ai i shkruante shpesh duke i dhënë opinionin e vet për çështje të caktuara. Më tej Rama thekson se ishte liberal i djathtë, ndërsa përmend edhe largimin e tij nga Partia Demokratike. “Nuk kam guxuar kurrë ta pyes për kë votonte, por di që distanca e tij ideologjike me PS ishte e pakapërcyeshme, ndërkohë që edhe për këtë arsye respekti krejt pa asnjë lloj interesi që më jepte në komunikimet tona, nuk e fsheh se ma përkëdhelte sedrën”, shkruan Rama.

Mesazhi i plotë: HOMAZH BASHKIM KOPLIKU u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin vrastar. Nuk u takuam dot asnjëherë, por ishim bërë miq përmes ëhatsapit, ku ai më shkruante shpesh, me pak fjali, opionionit e vet kritik për punë të caktuara të qeverisë apo sugjerimin e tij në momente të nxehta politike.

Bashkimi ishte një liberal i djathtë, antikomunist i paepur por po aq antifashist dhe ndarja e tij me Partinë Demokratike, për të cilën kontribuoi fuqishëm në vitet e rrëmujshme pas krijimit të saj, ishte përveçse një refuzim thuajse përbuzës ndaj gjithçkaje mishëronte lideri i saj historik, edhe një mospajtim themelor me mungesën totale të identitetit të PD si parti e djathtë.

Nuk kam guxuar kurrë ta pyes për kë votonte, por di që distanca e tij ideologjike me PS ishte e pakapërcyeshme, ndërkohë që edhe për këtë arsye respekti krejt pa asnjë lloj interesi që më jepte në komunikimet tona, nuk e fsheh se ma përkëdhelte sedrën. Ai ishte një nga ata njerëz të rrallë sot, me virtytin e koherencës mes si fliste e si jetonte, burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane –

vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatike, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës. Do të më mungojnë mesazhet e Bashkimit, mikut që s’e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri, me të cilin mbetesh përgjithmonë në një lidhje të pakonfirmuar. U prehsh më në fund në paqe miku im🙏

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME