Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e vlonjatit, si e zbuloi në mesnatë kur po futej në shtëpi

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Vlorë, ku një makine iu vendos 600 gr eksploziv por fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi u pikas nga pronari duke shmangur tragjedinë. Binaj 35-vjeç, pronari i “Benz”-it, ku u vendos tritoli në lagjen “Hajro Çakërri” është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.

Nuk kam konflikte me asnjë person. Nuk e di cili mund ta ketë vendosur eksplozivin” mësohet se është shprehur Binaj, raporton gazetari i “ABC”-së në Vlorë, Elton Nikaj. Por si e pikasi ai eksplozivin? Binaj rreth orës 01:30 kur është kthyer në shtëpi me një tjetër makinë ka vënë re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij në pjesën e përparme, që ishte e parkuar. Vlonjati është afruar dhe ka parë që ishte një pako e dyshimtë.

Në atë moment ai lajmëron policinë, e cila rrethon zonën dhe njofton ekspertët e xhenios nga Tirana që vijnë dhe në orën 03:30 bëjnë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME