Categories Lajme

Tensionet me Greqinë në det, Turqia merr vendimin e papritur

Turqia ka njoftuar se më 29 nëntor, anija kërkimore “Oruc Reis” do të përfundojë punën nga zona ku ndodhet dhe do të largohet.  Anija filloi kërkimet më 10 gusht dhe deri më sot ka mbledhur të dhëna në një sipërfaqe të konsiderueshme pranë ishujve grekë. Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin u shpreh se kërkimet do të vijojnë në zona të tjera pa e specifikuar. “Oruc Reis është atje deri në fund të muajit. Më vonë mund të largohet nga zona dhe do të shkojë në një vend tjetër. Ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm atje.

Ne duam eksplorime të tjera. Le të diskutojmë rreth shelfit kontinental, statusin e ishujve” tha ai. Kalin sugjeroi gjithashtu “kërkime të përbashkëta dhe shpime të përbashkëta” në Mesdheun lindor. Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopulos  u shpreh se Greqia mund të kërkojë dialog duke provokuar, ndërsa bëri një tjetër paralajmërim.  “Forcat e Armatosura greke janë gati të përballen me një sfidë të paprecedentë që kërcënon të drejtat sovrane të vendit tonë në Mesdheun Lindor, jo nga një vend i tretë por nga një vend anëtar i NATO-s” deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME