Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar vizat për 170 zyrtarë e ish-zyrtarë shqiptarë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Në deklaratë thuhet se pozicioni i ambasadës së SHBA kundër korrupsionit mbetet i pandryshuar.
Ambasada është shprehur më tej, se SHBA do i çojë përpara përpjekjet antikorrupsion në Shqipëri.
Ky refuzim sipas ambasadës lidhet edhe me reformën në drejtësi.
