Categories Lajme

Amnistia e fundvitit/ Rama jep lajmin…

“Do doja një amnisti totale për gratë. Por ka një debat të madh për gratë që kanë vrarë burrat. Ky debat nuk është politik, por juridik. Shumë më i komplikuar sesa thjesht dëshira dhe qëllimi i mirë nga ana ime.”. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, teksa njoftoi se sot Këshilli i Ministrave do të miratojë një vendim që lidhet me amnistinë për festat e fundvitit, ku perfitueset kryesore do te jene e gratë. Gjatë një prononcimi për mediat pak pas mbledhjes së Kryesisë së PS, kreu i qeverisë tha se do të ketë masa lehtësuese për gratë që vuajnë dënim, edhe pse do të donte amnisti totale për to. Por nga ana tjetër ai theksoi se për këtë ide është gjendur në minorancë, për rastin e grave që kanë vrarë burrat. “Sot në mbledhjen e qeverisë pas pak kemi këtë vendim për të marrë. Besoj se përfitueset kryesore do jenë gratë. Do doja më shumë, por për këtë jam në minorancë. Unë do doja një amnisti totale për gratë. Është debat i madh për gratë që kanë vrarë burrat. Ky debat nuk është politik, por juridik. Shumë më i komplikuar sesa thjesht dëshira dhe qëllimi i mirë nga ana ime. Kemi pasur disa debate, dhe nuk është se e ministret se mbështesin. Por gratë që vrasin burrat mendojnë se nuk është një krim që jepet amnistia me një të rënë të lapsit. Thjesht unë nuk i kisha hyrë më thellë në këtë aspekt. Por instinktivisht mendoja se do të ishte më e plotë. Amnistia do të jetë e konsiderueshme për gratë që vuajnë dënime.”, pohoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME