Categories Lajme

Amnistia fiskale, individët mund të deklarojnë deri në 2 milionë € pasuri pa dhënë “llogari”

Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojnë në vend do të kenë të drejtë të deklarojnë pasurinë e tyre pa provuar burimet se si e kanë siguruar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përgatitur projektligjin “për Amnistinë Fiskale”, i cili lejon që një individ së bashku me familjarët e tij të ketë mundësi të legalizojë pasuri me vlerë deri në 2 milionë euro.

Individët që përfitojnë nga kjo falje duhet të jenë shtetas shqiptarë, pavarësisht nga vendi ku jetojnë dhe nuk duhet të mbajnë apo të kenë mbajtur poste të larta publike.

Përveç vlerave monetare do të lejohet legalizimi i pasurive të patundshme, bilanceve të biznesit, dhe sende me vlerë si makina, vepra arti dhe gurë të çmuar. Për këto të fundit personat që do të bëjnë kalimin në pikat kufitare do të pajisjen me një vërtetim të posaçëm nga autoritetet.

Procesi i amnistisë do të zgjasë 9 muaj dhe tatimi që do të mbahet për ata që deklarojnë 4 mujorin e parë është 7% e vlerës dhe 10% për muajt e fundit.

Deklarata do të plotësohet nga palët e interesuara për të legalizuar pasurinë dhe një njësi e posaçme pranë Drejtorisë së Tatimeve do t’i pajisë ata me vërtetim. Pasi pasuria të derdhet në bankë apo regjistrohet në Kadastër dhe si të paguhet taksa, do të merret certifikata e përfundimit të procesit.

Amnistia ofron fshehtësi të plotë për emrat që do të deklarojnë pasurinë, nuk do të vendosë kamata apo të hapë hetim për fshehje të ardhurash dhe nuk do të ketë pasoja penale për subjektet që përfitojnë.

Projektligji detyron që paratë dhe pasuritë që do të legalizohen duhet të rrinë të paktën 5 vjet në territorin shqiptar dhe në rast se tërhiqen do t’u vendoset një penalitet në 30% të shumës që transferohet./euronews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME