Categories Lajme

Amnistia në burgje, mbi 600 përfitues, ja kategoritë që do të lënë qelitë

Plot 600 persona mund të fitojnë lirinë nga qelitë e burgimit, ndërsa qindra të tjerë të do të përfitojnë pushim të gjykimit, apo hetimit penal, falë ligjit për “dhënie amnistie” të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

Projekti i këtij ligji, një kopje e të cilit u sigurua nga A2 CNN, i është përcjellë Burgjeve, Prokurorive dhe Shërbimit të Provës, si grupe interesi, e më pas do i përcillet për miratim Kuvendit.

Në draft është parashikuar përjashtimi nga dënimi me burg, me gjobë apo ai alternativ, i personave të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra të lehta penale, për dënime të dhëna deri më 30 qershor 2016.
Kështu, lirinë nga burgu e fitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vjet burg dhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg, pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit.  Qelinë e lënë edhe të dënuarit meshkuj, që deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, iu ka mbetur pa vuajtur deri 3 vite burg e po ashtu, gratë që iu ka mbetur pa vuajtur deri 4 vite burgim.

Lirinë do ta shijojnë, sipas draftit, edhe të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç, si edhe meshkujt baras ose mbi 65 vjeç.  Por jo çdo i dënuar që plotëson këto kritere kohore përfiton nga amnistia.

Në nenin 4 të projektligjit, listohen kriteret ndaluese, që përjashtojnë nga përfitimi të gjithë të dënuarit për krimet të rënda, mes të cilave, vrasje, terrorizëm, a krime seksuale. Po ashtu përjashtohen të dënuarit, apo personat nën hetim për krimet zgjedhore, për lojërat e fatit, si edhe personat që i janë fshehur drejtësisë.

Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME