Categories Sport

ANALIZA/ Humbëm kualifikimin në “Euro 2020”, por me Rejën kemi fituar 5 super lojtarë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi një tjetër ndeshje shumë pozitive ndaj Turqisë në transfertë, por dolën të mundur 0-1, falë një gabimi në fundin e ndeshjes. Ismajli nuk arriti që të kuptohej me Strakoshën, i cili doli në mënyrë të gabuar duke i dhënë mundësinë Cenk Tosun që të shënonte golin e fitores. Por kush ishin 5 lojtarët më të mirë në fushë nga kuqezinjtë tanë? Në këtë aspekt duket se ka shumë pak dyshime.

Ardian Ismajli – 23-vjeçari është aktivizuar titullar në të 5-ta sfidat që tekniku 74-vjeçar ka drejtuar Kombëtaren shqiptare, duke qëndruar në fushën e blertë gjatë gjitha ndeshjes. Ismajli u thirr në Kombëtare, nga trajneri Christian Panucci, teksa është shndërruar në liderin e mbrojtjes për kuqezinjtë e Rejës. Në total 23-vjeçari numëron 783 minuta me fanellën e Shqipërisë, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e 21-vjeçarëve të Kosovës, ku ishte dhe kapiten. Edhe mbrëmjen e së premtes ai zhvilloi një ndeshje shumë pozitive duke lënë në hije dy sulmuesit e Turqisë.

Frederik Veseli – Në mungesë të kapitenit Elseid Hysaj, trajneri Reja vendosi që t’i besonte në krahun e djathtë Veselit. Mbrojtësi i Empolit e shpërbleu mjaft mirë besimin e tij duke qenë një ndër më të mirët në fushën e lojës. I pakalueshëm dhe me një personalitet të shkëlqyer, shpesh herë na kujtoi në fushë ish-kapitenin Lorik Cana. Nuk gaboi thuajse kurrë dhe më një ritëm të tillë edhe Hysaj duhet të shqetësohet. Kur e mendon se nuk ishte në rolin e tij natyral, e bën një ndeshje edhe më fantastike.

Image result for veseli

Klaus Gjasula – I pagabueshëm në mesfushë. Një “luftëtar” i vërtet dhe shumë i vështirë për t’u kaluar nga kundërshtarët. Nëse Shqipëria në dy ndeshjet e fundit ka ruajtur një ritëm shumë të mirë në ndeshje, një meritë e madhe i takon edhe atij, pason vrapon pafund gjatë gjithë ndeshjes. 29-vjeçari për stilin e lojës na sjellë në kujtesë Kukelin, i cili edhe pse nuk duket shumë në lojë, është gjithmonë aty, në çdo top që luhet nga kundërshtarët.

Keidi Bare – Mesfushori që mund të bëjë diferencën në çdo moment. Ish-lojtari i Atletico Madrid kur vihet në kontakt me topin tregon shumë klas, ndërkohë që edhe agresiviteti i formuar te Los Colchoneros, nuk ngurron që ta shfaqë edhe në kombëtare. 22-vjeçari është elementi më i rëndësishëm që kemi fituar në ndeshjet e fundit, ndërkohë që së bashku me Gjasulën kanë formuar një dyshe të pazëvendësueshme.

Rey Manaj – Shumë e kanë kritikuar në fundin e ndeshjes për shkak të rasteve të shumta që ka humbur, por e kanë pasur gabim. Të gjitha rastet janë krijuar nga vetë këmbët e tij. Vrapon pafund gjatë gjithë 90 minutave dhe është i vetmi që arriti të vinte në vështirësi mbrojtësin Demiral. Nëse ke aftësinë për të shpikur diçka nga hiçi, atëherë meriton padyshim duartrokitje. Sulmuesi lushnjar është një garanci në repartin e avancuar, ndërkohë që goli sigurisht që do të vijë në ndeshjet në vijim. Një gjë që e kërkon me ngulm, herët ose vonë do ta gjesh. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME