Categories Lajme

Anastas Angjeli zgjidhet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH edhe me vota të opozitës

Kuvendi votoi të enjten për dy vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë duke zgjedhur si anëtar të ri Anastas Angjelin, një ish-ministër socialist dhe duke rikonfirmuar në një mandat të ri Natasha Ahmetajn.

Numri i lartë i votave në favor të Angjelit, 92 vota, tregon se ai ka marrë edhe mbështetje nga deputetë të opozitës, pavarësisht orientimit politik që iu dha deputetëve nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, për të mos marrë pjesë në votim.

Të dy kandidaturat kishin mbështetjen e mazhorancës socialiste si propozime për seancën plenare, ndërkohë që kandidatura Mateo Spahos, e mbështetur nga opozita u rrëzua nga socialistët në Komisionin e Ekonominsë me argumentin se nuk plotësonte kriteret ligjore.

Angjeli, Ahmetaj dhe Spaho ishin pjesë e një liste prej 17 kandidatësh që kaluan në seancat dëgjimore të këtij komisioni gjatë muajit dhjetor. Angjeli ishte një prej kandidaturave që mori vlerësime me superlativa edhe nga deputetët e opozitës gjatë seancës dëgjimore, duke u cilësuar si një “kandidaturë ekselente” dhe me përvojë në këtë fushë.

Por, opozita tentoi të fuste një kandidaturë të saj në garë duke mbledhur firmat e deputetëve në momentin e fundit.

Alibeaj kërkoi gjatë seancës që të futej dhe kandidatura e Spahos me argumentin se duhet përfaqësim opozitar në këshillin e BSH-së. “Thjesht për t’i shërbyer depolitizimit të Bankës së Shqipërisë”. Po i referohemi së shkuarës për përfaqësimin opozitar”- tha ai. Por Komisioni i Ekonomisë i thirrur gjatë seacës e shqyrtoi dhe e rrëzoi kandidaturën e opozitës.

Komisioni i Ekonomisë realizoi gjatë dhjetorit dëgjesa publike me 17 kandidatët për dy vendet vakante dhe Angjeli u mikprit nga të gjithë anëtarët e komisionit të Ekonomisë, duke marrë vlerësime superlative edhe nga deputetët e opozitës.  Angjeli mbahet mend si një nga ministrat e sulmuar për korrupsion nga ish-kryesocialisti Fatos Nano, gjatë fushatës për “katarsis” brenda partisë në vitin 2001.

Për 2 vendet vakante në BSH u paraqitën 17 kandidatura; Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Artur Mamadhaj, Marta Muço, Rezarta Bitri, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Emis Çerava, Manuela Tandini, Onorina Jata dhe Blendi Sena.

Gjatë muajit shkurt Kuvendi i dha guvernatorit të Bankës së Shqipërisë një mandat të dytë 7 vjeçar në krye të institucionit. Sejko u propozua me dekret nga presidenti dhe kaloi pa debate në Komisionin e Ekonomisë duke marrë më pas në parlament 103 vota pro./BIRN/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME