Categories Teknologji

Anglia gjen ilaçin për fëmijët problematik, me anë të teknologjisë

Një institucion ka vendosur t’i marrë gjërat nën kontroll dhe me metoda të thjeshta t’i ndihmojë fëmijët që mund të futen në telashe.

Institucioni Youth Almighty nga Anglia punon me persona problematikë dhe e ka gjetur mënyrën e duhur për t’i ndihmuar ata, me ndihmën e dronëve. Institucioni ka investuar në sisteme speciale malore dhe elektrike për t’i mbikëqyrur ata që mund të jenë në telashe në zonat rurale, dhe për këtë qëllim e kanë blerë edhe dronin. Droni mund të arrijë në vendet problematike shumë më shpejt, dhe ata pastaj mund ta monitorojnë situatën.

“Këta janë të rinj që mund të futen në telashe ose përleshje dhe mund të konsumojnë alkool, drogë ose substanca të tjera. Pranojmë telefonatë nga njerëzit, miqtë ose policia, dhe më pas me ndihmën e biçikletave do të arrijmë tek këta fëmijë shumë shpejt dhe t’i shpëtojmë ata”, tha për “The Mirror” Phil Tye nga shoqata, transmeton Koha.

Gjithashtu, këtu do të ndihmojë edhe droni i cili është shumë më i shpejtë se policia ose biçikleta.

Ai shtoi se u detyruan të përshtaten me zhvillimin e teknologjisë, ndërsa ky institucion po bën gjithçka që mundet për t’i ndihmuar fëmijët në telashe. Falë ekipit të tyre të veçantë të përbërë nga fëmijët, ata janë shumë të suksesshëm në synimet e tyre. Madje këtë e kishte komentuar edhe policia se numri i ngjarjeve problematike mes fëmijëve është zvogëluar në pesë vjetët e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME