Categories Lajme

Anija kozmike Shenzhou-16 u kthye me sukses

Astronautët kinezë të Shenzhou-16, të quajtur dhe taikonautë, u kthyen të sigurt në Tokë të marten, pas një misioni 154-ditor në stacionin hapësinor të vendit citon CMG.

Kapsula” e rihyrjes me tre taikonautët Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao u ul në shkretëtirën Gobi në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore në orën 8:11 të mëngjesit sipas kohës së Pekinit, deklaroi Agjencia e Hapësirës Kozmike me Ekuipazh e Kinës(CMSA). Sipas ekipit mjekësor që i priti në vend, të tre taikonautët e misiont Shenzhou-16 janë në gjendje të mirë shëndetësore.

CMSA-ja deklaroi se misioni Shenzhou-16, i pari me ekuipazh pas hyrjes së stacionit hapësinor të Kinës në fazën e përdorimitt dhe të zhvillimit u krye me sukses të plotë.

Anija kozmike e misionit Shenzhou-16 u shkëput nga kombinimi i stacionit hapësinor të vendit mbrëmjen e të hënës, pasi taikonautët bënë një foto panoramike me qartësi të lartë me stacionin hapësinor dhe Tokën si sfond. Është hera e parë që një foto u bë në këtë mënyrë. Pas uljes së modulit rihyrës, ekipi i kërkim-shpëtimit mbërriti në vendin e mbërritjes.

Anija kozmike Shenzhou-16 u lëshua më 30 maj nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan në Kinën Veriperëndimore. Gjatë qëndrimit të tyre pesëmujor në stacionin hapësinor, ekuipazhi përfundoi një sërë detyrash, duke përfshirë një aktivitet jashtë anijes, leksionin e katërt shkencor dhe detyra të shumta të montimit jashtë stacionit hapësinor.
Duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët në Tokë, taikonautët kryen gjithashtu një sërë testesh e eksperimentesh shkencore që kanë të bëjnë me inxhinierinë e faktorëve njerëzorë, mjekësinë hapësinore, ekologjinë e jetës, bioteknologjinë, shkencën e materialeve, fizikën e lëngjeve dhe teknologjinë astronautike.

Progres i rëndësishëm është bërë në fushat e shkencës së jetës hapësinore dhe kërkimit njerëzor, fizikës së mikrogravitetit dhe teknologjive të reja hapësinore.

Ekuipazhet e astronautëve të Shenzhou-16 dhe Shenzhou-17 përfunduan dorëzimin në orbitë të dielën. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ekuipazhi i ri mori “çelësin” e stacionit hapësinor, i cili duket si një shkulës metalik, i dekoruar me një nyjë kineze të kuqe.

Anija kozmike Shenzhou-17 u dërgua të enjten në Stacionin Hapësinor të Kinës nga Qendra e Lëshimit së Satelitëve Jiuquan në Kinën Veriperëndimore.

Ekuipazhi Shenzhou-17 pritet të qëndrojë në orbitë për gati gjashtë muaj, duke kryer disa aktivitete jashtë stacionit dhe shumë eksperimente e teste në fusha si fizikë bazë në një mjedis me mikrogravitet, shkencë e materialeve, shkencë e jetës, mjekësi hapësinore dhe teknologji hapësinore.
Shenzhou është emri i koduar për misionet hapësinore me ekuipazh të Kinës. Vitet e fundit, vendi ka përuruar stacionin e vet hapësinor “Tiangong ” dhe po planifikon të krijojë një bazë kërkimore në Hënë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME