Categories Lajme

Sërish një kalvar i gjatë për familjen, zemra e Saimir Sulës, laboratori në Shqipëri nuk bën dot ADN

Laboratori kriminalistik në Shqipëri e ka të pamundur të përftojë një profil gjenetik nga organi i zermës që iu hoq Siamir Sulës në një spital në Spanjë, ku ai ndërroi jetë.

Organi i zemrës, që u soll në Shqipëri pas 3 vitesh përpjekje të motrës së viktimës, është mbajtur në lëndën formalinë, dhe që të përftohet AND-ja duhet të denatyralizohet, proces që nuk realizohet në Laboratorin kriminalistik në vendin tonë. Në këto kushte, familja i është drejtuar me shkresë prokurorisë dhe kërkon që organi i zemrës të dërgohet në një laborator në Madrid, Vjenë ose Bruksel.

Burime nga prokuroria thanë se kërkesa e motrës së Saimir Sulës i është dërguar ministrisë së drejtësisë, e cila po merret me procedurat, por ende nuk ka një vendim.

Mungesa e profilit gjenetik, prej nga do të vërtetohej se zemra është e të riut që ndërroi jetë në spital, për shkak se do të bëhej krahasimi me AND-në e nënës së tij, është duke vënë në vështirësi hetimin. Prokuroria e Tiranës ka çelur një çështje penale për trafik organesh pas kallëzimit të Majlinda Sulës, motrës së viktimës, e cila ngre dyshime për vrasjen e të vëllait, ndërsa zbuloi përmes autopsisë së i ishte hequr zemra.

Majlinda Sula ka bërë dhjetëra protesta në Spanjë, Bruksel e Shqipëri duke shtyrë institucionet që të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes së vëllait të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME