Categories Lifestyle

Anijet e para kroçera hibride në botë po formësohen në Norvegji

Të eksplorosh zonat e brishta polare pa shumë ndotje.

Një lloj ”paraprijëse të detrave”, anijet e para kroçera hibride në botë po formësohen në Norvegji, një hap për të bërë të gjelbër një sektor të vonuar në fushën ambientaliste.

Duke huazuar emrin e eksploruesve të famshëm norvegjezë, Roald Amundsen dhe Fridtjof Nansen po shfaqet tashmë silueta e tyre e zezë, e kuqe dhe e bardhë buzë kodrinave të mbuluara nga dëbora në kantieret detare ”Kleven”, në Ulsteinvik.

Brenda strukturës gjigante, dhjetëra punëtorë punojnë pa u ndalur për të ndërtuar anijet, të cilat sipas premtimit të pronarit të tyre do të ulin me 20% emetimet në raport me një anije klasike.

‘’Ambicia jonë është të arrijnë në zero emetim’’, sqaron për median, Daniel Skjeldam, drejtor i përgjithshëm i kompanisë ‘’Hurtigruten’’, e specializuar në menaxhimin e kroçerave, kryesisht në Arktik dhe Antarktik.

‘’Nuk jemi ende në këtë pikë pasi teknologjia në dispozicion nuk e mundëson, por kjo është një hap i madh përpara. Këto anije janë aq të avancuara nga sa mund të jenë për këto operacionesh rreth poleve’’, pohoi ai./ /v.b/ a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME