Categories Lajme

Anila Denaj flet nga Vlora: Si do funksionojnë tre skemat e nxitjes së punësimit

Ministrja e Financave Anila Denaj ishte sot në Vlorë ku u ndal në agjencinë e Punësimit profesional duke folur për skemat e punësimit të aprovuara vitin e kaluar. Denaj tha se janë tre skema punësimit të cilat stimulojnë me gati 50% marrëdhënien mes individit.  Ajo shpjegoi se është dhe një skemë e tretë ku për personat që informalë për 12 muaj paguhen sigurimet e punëdhënësit dhe punëmarrësit.

“Unë e nisa nga qendra kryesore, ajo e agjencisë së punësimit profesional. Është një zyrë multifunksionale ku shërbehen disa nevoja. Nevoja për të nxitur skemat e punësimit që u aprovuan vitin e kaluar në muajin korrik si pjesë e nevojës për të mbështetur bizneset të cilat kanë një skemë të rëndësishme për të marrë në punë personat e larguar. 

Janë tre skema të nxitjes së punësimit të cilat stimulojnë me me gati 50%, skema e parë dhe skema e dytë, marrëdhënien kontraktuale të punës mes individit, ai që kthehet në tregun e punës pasi është larguar nga skema e  mbylljes ekonomike.  Kemi dhe një skemë të tretë ku personat që janë informalë për 12 muaj, paguhet dhe subvencionohet pjesa e sigurimeve të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Këto tre skema menaxhohen nga zyrat e punës. Ne këtu menaxhojmë dhe shumë programe të tjera. Arsimi profesional është në varësi të kësaj agjencie dhe për Vlorën janë në fokus të vëmendjes time”, tha Denaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME