Categories Lajme

Anketa, 12 % e mjekëve kanë përjetuar dhūnë fizike, 69 kanë mbetur të paaftë për punë

Spitalet dhe klinikat shëndetësore janë ambiente me nivel të lartë stresi sidomos për pacientët dhe të afërmit e tyre, të cilët në gjendje të rënduar psikologjike shpesh ushtrojnë dhūnë ndaj stafeve mjekësore. Një anketë e Urdhrit të Mjekut e realizuar në vitin 2018, rezultatet e së cilës u publikuan në një artikull të fundit të Kryetarit të Urdhrit të Mjekut Fatmir Brahimaj, tregojnë se dhuna ndaj mjekëve në vendin tonë është në nivele alarmante.

Ibrahimaj vë në dukje se, dhūna ndaj mjekëve jo vetëm që ekziston (në të gjitha format e saj, nga verbal deri në fizike) por po shtohet. Në anketën “Dhūna ndaj mjekëve” në të cilën rreth 1,000 mjekë plotësuan të dhënat që kërkoheshin në pyetësorin e dhënë.

Nga përpunimi i të dhënave rezultoi që 119 mjekë kanë përjetuar dhūnë fizike, 381 mjekë dhūnë verbale, dhe shumë mjekë dhūnë psikologjike. E si pasojë e dhūnës së ushtruar, 211 mjekë raportojnë të kenë dëmtime, ku: 28 mjekë kanë pësuar dëmtime të rënda, 69 mjekë kanë qene të paaftë për punë dhe 114 prej tyre kanë pasur shqetësime të tjera.

Nga sa raportojnë vetë pjesëmarrësit në anketim veç stresit, terrorit dhe ofendimeve, mjekët raportojnë dhe për rënie të dëshirës për punë, zhgënjim, lodhje nervore, etj.
Ibrahimaj vë në dukje se një numër jo i vogël mjekësh raportojnë të jetë ushtruar dhūnë ndaj tyre, por pa pasoja të rëndësishme për ta. Urdhri i Mjekut vë në dukje se ndaj mjekëve ushtrohet dhūnë, pavarësisht moshës, seksit, specialitetit, vendit të ushtrimit të profesionit.

Studimet ndërkombëtare tregojnë se pandemia Covid-19 ka rritur intensitetin e punës në spitale dhe personelin shëndetësor dhe për rrjedhojë dhūna ndaj mjekeve është shtuar. Urdhri i Mjekut apelon se, krijimi, trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i kësaj bashkësie është i kushtueshëm dhe kërkon kohë relativisht të gjatë, teksa vlerëson se shëndeti i mjekëve ndikon direkt në cilësinë e kujdesit shëndetësor që ata ofrojnë, si dhe në sigurinë e pacientit. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME