Categories Lajme

Ushtritë më të fuqishme të rajonit do të mblidhen kundër Turqisë në Egje

Siç raportojnë mediat greke, pritet që muajin e ardhshëm katër ushtri, siç është ajo e Greqisë, Izraelit, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të zhvillojnë një stërvitje të madhe detare në zonën ku aktualisht është duke kryer kërkime anija turke “Oruç Reis”.

Greqia është duke realizuar një maratonë diplomatike për t’iu kundërvënë Turqisë në përplasjen në Egje.

“Vendimi është marrë sëfundmi si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimit turk, ndërsa qeveria ka miratuar edhe një fond të madh për të modernizuar ushtrinë”, raporton Protothema. Qeveria greke ka miratuar një fond prej 1.5 miliard dollar për të blerë armatime për ushtrinë, në kuadër të modernizimit të ushtrisë. Më herët, ushtria greke kishte organizuar një stërvitje ushtarake me marinën franceze në Egjeun Lindor, gjë të cilën mediat greke e cilësuan si përgjigje ndaj Turqisë dhe kërkimeve që ajo po kryen në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë në Egjeun Lindor./Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME