Categories Covid-19, Lajme

Ankthi i Covid ‘pushton’ shqiptarët, të painfektuarit më të predispozuar

Pandemia e koronavirusit ka rritur ndjeshëm problemet e shëndetit mendor, duke futur në ankth miliona njerëz në mbarë botën. Në Shqipëri, që prej marsit të 2020-ës, 46 mijë persona kanë zhvilluar seanca dëgjimore me ekspertët për problematika të shëndetit mendor. Ata që nuk janë infektuar ende, kanë dhe nivelin më të lartë të ankthit, i cili rritet pas çdo kontakti me një të infektuar.

“Fillon problematika me ndryshime të gjumit, të oreksit me luhatje të gjendjes fizike, që më së shumti imiton një infektim të mundshëm dhe kjo i tmerron akoma më tepër, duke bërë që pikërisht ta predisopozojnë veten padashje drejt një infektimi të mundshëm”, tha psikiatrja Arjana Reli.

Edhe më i dëmshëm është ankthi te personat që janë të infektuar, pasi ai e rëndon gjendjen e tyre, duke i çuar në disa raste edhe në fatalitet.

“Ankthi çon në atakun e panikut dhe ataku i panikut ndikon dhe në sistemin e frymëmarrjes. Nga studimet ka dalë që personat që vuajnë atakun e panikut normalisht ulin nivelin e e oksigjenimit. Kështu që, në një infektim që kemi prekje të mushkërisë, pamundësia për të mos oksigjenuar mirë mushkërinë, edhe me anë të sistemit nervor, ul kapacitetin vital dhe mund të çojë në vdekje për shkak të këtij mekanizmi”.

Duke parë që ankthi ka pasoja negative si te personat e painfektuar, ashtu edhe tek ata që janë duke u përballur me Covid-19, ekspertët e shëndetit mendor rekomandojnë ushqim të shëndetshëm dhe shmangie të informacioneve apo bisedave për raste fatale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME