Categories Lajme

Ankthi nga tërmeti, Meta me qenin në krah bën thirrje për qetësi: Kthejuni jetës së përditshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për qetësi dhe uron një javë të mbarë për shqiptarët pas ankthit që përjetuan nga tërmeti.

Në një status në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan “Mirëmëngjes të dashur miq. Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë” shkruan ai.

Mbrëmjen e djeshme portali Syri.net publikoi një fake news duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 ballë, pra me i fortë se ai i te shtunës. Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë.

Portali pranë Berishës dhe Metës e hoqi më pas lajmin, ndërsa solli reagimin e fortë dhe të menjëhershëm të strukturave shtetërore, që e cilësuan si përgjegjësi penale! Dy gazetarët që përhapën lajmin e rremë se në orën 23:30 do të bjerë një tërmet të fuqishëm, janë shoqëruar në polici.

Mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat gazetarin e “Syri.Net” Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME