Categories Lajme

New York, Asambleja e OKB diskuton sot për klimën

E diela ishte pa makina edhe në Kryeqytetin e institucioneve europiane. Brukseli i ka rritur pritshmëritë në prag të Samitit të Kombeve të Bashkuara që fillon këtë të hënë, si dhe përurimit të Komisionit të ri Evropian, shumë i ndjeshëm për çështjet mjedisore.

“Ne pretendojmë se kemi dërguar një mesazh nga Kryeqyteti Europian deri në New York, dhe shpresojmë se politikanët tanë do të jenë në lartësi të ambicieve tona”- thotë një prej organizatorëve ambjentalistë

Larry Moffet ka krijuar një lëvizje të quajtur ‘E dashur Ursula’, lëvizje e cila kërkon të bëj presion mbi Komisionin Europian.

“Presidentja e Komisionit ka bërë shumë premtime mbi klimën, por për ne ato janë të paqarta. Ne kërkojmë garanci’.

Lëvizjet e qytetarëve të mbarë botës, duket se janë të pamjaftueshme për ti dhënë zgjidhje krizës së klimës dhe shpresa e fundit e tyre janë politikanët.

Ndërkohë në Pallatin e Qelqtë të OKB, prej ditës së djeshme ndodhet edhe simboli i protestave në mbrojtje të klimës, Greta Thunberg.

Suedezja, e cila kishte në krah edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u prit me ovacione nga të pranishmit.

Misioni i 16 vjeçares ishte i qartë: Miliona njerëz në të gjithë botën kanë demonstruar këto ditë duke kërkuar veprime konkrete në favor të klimës. Ne jemi unitar dhe do të jemi të pandalshëm”.

Të Premten, në New York, Greta Thunberg ishte në krye të manifestimit të organizuar në mbrojtje të klimës, një ngjarje që bashkoi gjithë planetin. Manifestimet e të rinjve nisën në Australi, kaluan nëpër kryeqytetet e vendeve europiane dhe kulmuan në SHBA.

Sot në samitin e klimës, rreth 60 përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, do të tentojnë të ringjallin marrëveshjen e përgjumur të Parisit mbi klimën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME