Categories Lajme

‘Antisizmike, ekologjike e kundër zjarrit’ Rama: Po bëjmë super marrëveshje me një kompani turke për ndërtimin e shtëpive

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar një nga spitalet në QSUT, i cili pati dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama deklaroi se qeveria po punon për të bërë marrëveshje me një kompani të madhe turke për një supermarrëveshje për shtëpitë që do të ndërtohen në Shqipëri.

“Po bëjmë një negociim me një kompani të madhe turke të certefikuar që punon në Amerikë për një supermarrëveshje për shtëpitë antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit dhe i thashë të na japin disa oferta për qendra shëndetësore sepse janë me një kosto më të ulët dhe janë super, dhe mund të bëjnë më shumë”, tha Rama.Dy ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Turqi në konferencën e investitorëve ku kërkoi ndihmë për të përballuar dëmet nga tërmeti. Rama tha se pallatet e dëmtuara në Durrës kalojnë nga dhjetë familje për secilin dhe për pasojë ndërtimi i banesave të tyre kërkon një kosto të madhe financiare, që siç tha ai, janë njerëzisht të papërballueshme pa ndihma nga miqtë dhe solidariteti mbarëkombëtar nuk është i mjaftueshëm.

Turqia ishte ndër vendet e para që ofroi ndihmë për Shqipërinë në orët pas tërmetit. Presidenti turk Erdogan tha se shteti turk do të ndërtojnë 500 banesa për familjet të cilat tërmeti i la në qiell të hapur.

Vetë kreu i qeverisë ka deklaruar se është në komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet aty ku është dhe blloku më kompakt dhe hapësira më e mundshme për të vepruar tani është Laçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME