Categories Lajme

Anulohen gjobat e vendosura, lehtësim për biznesin gjatë pandemisë

Ministria e Financave ka lajmëruar heqjen e gjobave për mospagimin e kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020. Në njoftimin e ministrisë thuhet se edhe ata persona ose biznese të cilat janë gjobitur për mospagimin e kësteve do tu anullohet gjoba. Vlera e paguar si gjobë do të mund të përdoret për pagesën e kësteve në muajt në vazhdim.

Ky veprim ndërmerret nga ana e ministrisë në kuadër të planit për të mbështetur biznesin në tejkalimin e situstës së vështirë ekonomike që po kalon gjatë pandemisë. njoftimi i plotë: Hiqen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për shkak të pandemisë COVID – 19.

Njoftojmë të gjithë sipërmarrësit dhe bizneset në vend, se në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për lehtësimin e veprimtarisë ekonomike: Anulohen gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.

Administrata Tatimore do të vijojë njoftimet përmes llogarive të deklarimit elektronik e-Filing. Strukturat e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojnë me prioritet penalitetet për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore. MFE mbetet e angazhuar për të mbështetur biznesin në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj periudhë të vështirë pandemie me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME