Categories Lajme

“Marrëveshja e 5 qershorit tani është ligj”, Kim: Më vjen mirë që Këshilli Politik do të rimblidhet

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka ndarë një mesazh në rrjetin social twitter në të cilin thekson se tashmë marrëveshja e 5 qershorit është një ligj ndërsa ka përshëndetur rimbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar ndryshime të tjera. “Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Më vjen mirë që shoh se Këshilli Politik do të rimblidhet për të rishikuar ndryshime të tjera përveç 5 qershorit. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”, shkruan Kim. Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro është votuar ndryshimi i Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5-qershorit. Reagime të shumta pati nga komuniteti ndërkombëtar. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME