Categories Lajme

Dy vatra zjarri brenda një ore në Urën Vajgurore, dyshohen se janë të qëllimshme

Në harkun kohor të një ore dy zjarre janë regjistruar në Urën Vajgurore. Një zjarr ka rënë në një garazh në fshatin Guri i Bardhë dhe një zjarr tjetër ka përfshirë oborrin e një banese në qendër të qytetit, në lagjen “18 Tetori”. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka vënë nën kontroll flakët që shkrumbuan mjetin e parkuar në garazh, duke shmangur në këtë mënyrë edhe një shpërthim të mundshëm, për shkak se mjeti që u përfshi nga flakët ishte me impiant gazi.

Po ashtu edhe zjarri i rënë në oborrin e banesës në lagjen “18 Tetori” përfshiu një sipërfaqe të gjerë toke, duke rrezikuar edhe banesat përreth por fatmirësisht u lokalizua në kohë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve. Paraprakisht mendohet se të dy zjarret e regjistruara në Urë-Vajgurore kanë qenë të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME