Gjashtë deputetë votuan kundër miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Një prej tyre është Myslym Murrizi, kreu i grupit parlamentar ‘Demokrat’, i cili ka deklaruar hapur se nuk do të votonte asnjë marrëveshje të arritur jashtë institucioneve legjitime. Edhe deputetët Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, sërish pjesë e grupit ‘demokrat’ votuan kundër.
Deputetë të tjerë që kanë votuar kundër marrëveshjes janë Adriatik Alimadhi dhe Ylli Shehu. Ndërsa vota e deputetit Ralf Gjoni doli e pavlefshme. Gjashtë deputetë të tjerë nuk morën pjesë në votim, ndërsa katër abstenuan.
