Categories Lajme

‘Aparatet e oksigjenit bëjnë zhurmë sikur ulen avionat’, mjeku ç’monton propagandën e qeverisë

Mjeku pneumolog Arjan Mezini që punon në spitalin “Shefqet Ndroqi” shprehu hapur në emisionin “Open” shqetësimin e tij në lidhje me ambientin ku qëndrojnë të sëmurët me Covid.

Mjeku theksoi se e gjitha ndodh për shkak të zhurmave të shkaktuara nga tubat e oksigjenit, që sipas tij edhe një aparaturë me kosto minimale mund ta reduktojë këtë zhurmë.

“Ne po harxhojmë më shumë para dhe duke mos investuar në 1 apo 2 mijë euro sa bën një aparat që del nga muri dhe ta çon oksigjenin sa dëshiron ti. Unë i kuptoj ata njerëz që çoroditen. Po të sjell shembuj nga spitalet e Turqisë, përse njerëzit ikin”, u shpreh Mezini.

Por drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Skënder Brataj, tha se zhurma ka ndodhur edhe në të kaluarën, duke shtuar se sipas tij nuk jemi në situatën ku duhet të flasim për kushtet.

“Mos harro se nuk kthehen të gjithë gjallë ato që po ikin në Turqi, mos t’i japim njerëzve një shpresë që investon”, tha Brataj, por Mezini këmbëngul. “Unë dua të sqaroj diçka. Është një investim shumë i ulët dhe ne po humbasim shumë para me humbjen e oksigjenit nga ata tubat. Kosto është shumë e madhe.

Po të doni ju tregoj një video ku dëgjohet zhurma e madhe, është sikur po ulesh në një pistë avionësh. Po të kesh atë zhurmë oksigjeni, kur ndërkohë duke përdorur këtë aparat dhe ia çon oksigjenin aq sa e do pacienti. Unë këtë po them, këto nuk janë menduar kurrë, fut 3 tuba dhe nxirr 5 tuba, ajo ka shumë zhurmë”,  tha mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME