Categories Lajme

E nisën për trajtim në Turqi,Shuhet gjatë rrugës ish-kreu i Arsimit (Emri+detaje)

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 ish-drejtori i Arsimit në Gramsh, Xhevit Dyrmishi. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Dyrmishi ka ndërruar jetë teksa ishte nisur me charter për në Turqi. Mësohet se ai ka qenë i shtruar në spitalin Sanatorium në Tiranë, ku për shkak të gjendjes së rënduar, familja ka vendosur që ta nisë drejt Turqisë, por Dyrmishi ka ndërruar jetë rrugës.

Kanë qenë të shpeshta rastet e pacientëve shqiptarë, që për arsye nga më të ndryshmet, e më kryesorja për kushte më të mira, kanë vendosur që të nisen për kurim drejt klinikave në Turqi, të cilat janë të specializuara për trajtimin e rasteve Covid. Vetëm në dy muajt e fundit, ekspertët thonë se ka të paktën 80 raste që pacientët janë nisur me urgjencë nga Tirana në drëjtim të Turqisë, edhe pse një pjesë jo e vogël, nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën edhe atje. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME