Categories Lajme

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit: U vra pas një grindje fizike brenda në konsullatë

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e tij erdhi pas një grindjeje fizike brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Në buletinin e lajmeve, TV shtetëror saudit njoftoi se është ngritur një komision që do të hetojë vdekjen e Khashoggit dhe se komisioni ka një muaj afat për të lëshuar një raport. Komisioni do të përbëhet nga zyrtarë të sigurisë kombëtare, ministrisë së jashtme dhe asaj të brendshme.

Bisedat midis Khashoggit dhe atyre që e pritën kur ai arriti në konsullatën saudite në Stamboll u bënë shkak për një grindje fizike, gjë që çoi edhe në vdekjen e tij, sipas TV shtetëror.

Agjencia Saudite e Shtypit tha se 18 shtetas sauditë janë arrestuar lidhur me hetimin për këtë çështje.

Është lëshuar gjithashtu një urdhër mbretëror për të shkarkuar gjeneralin Ahmed al-Assiri nga detyra si zëvendës i shërbimeve të zbulimit, sipas njoftimit.

Zyrtarët turq kanë thënë në mënyrë anonime se Khashoggi u vra brenda konsullatës nga një ekip saudit prej 15 vetash.

Presidenti Trump tha të premten në mbrëmje se arrestimet ishin një “hap i madh i parë”, por ai shtoi se donte të fliste më tej me sauditët lidhur me hetimin.

Presidenti tha se në qoftë se imponohen sanksione mbi Sauditët për vrasjen, ai do të preferonte që ato të mos përfshinin shitjen e armëve./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME