Categories Lajme

Arbi Agalliu kandidati për deputet në Vlorë në deklaratë për shtyp

Partia Demokratike Vlorë denoncon në Prokurori drejtorin e Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë Shkëlqim Leskaj. Deklarata: Të nderuar qytetarë! Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, Kallzimin Penal kundër Drejtorit të SH.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë Shkëlqim Leskaj.

Ne si subjekt politik kemi rënë në dijeni të faktit se: Drejtuesi i Ujësjellës Kanalizime, kohët e fundit dhe deri ne momentet e këtij kallëzimi, ka punësuar dhe vazhdon të punësoj në mënyrë të kundraligjshme individë, duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar nga kodi i punës.

Në dijenin tonë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime, këto rekrutime të këtyre personave, i bën duke marrë prej tyre premtimin që këta dhe familjarët e tyre do të votojnë në mënyrë të kushtëzuar subjektin në pushtet, Partinë Socialiste.

Drejtuesi i Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë me veprimet e tij të mirëmenduara dhe mirëorganizuara që kanë qëllime elektorale ka kryer Punësime në këtë institucion pa asnjë kriter dhe në kundërshtim të plotë me Kodin e Punës. Pranë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, në dijenin tonë, organika është e mbingarkuar nga punësimet elektorale. Në këtë mënyrë të përdorur nga drejtori i “Tërmetit”, duke punësuar pranë institucioneve shtetërore individë me qëllimin e garantimit të votës për subjektin politik në pushtet PS përbën vepra penale të Shpërdorimit të Detyrës dhe Korrupsioni Aktiv në zgjedhje parashikuar nga nenet 248 dhe 328 i kodit penal.

Në këtë kallzim të drejtuar Prokurorisë së Rrethit Vlorë, Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur Prokurorinë, gjatë këtij hetimi. Kërkojmë nga ky institucion të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike si dhe të dërgoj përpara përgjegjësisë penale funksionaret publik që lidhen me këto abuzime! Ju Faleminderit! Në deklaratë kandidati Arbi Agalliu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME