Categories Lajme

Argjentina duhet të ketë frikë Francën: “Gjelat” në 6 finalet e fundit kanë marrë pjesë 4 herë dhe kanë fituar 2 prej tyre

Sot u përcaktua Franca si finaliste e Kupës së Botës Katar 2022, ku do të përballen me Argjentinën e Messit.

Finalja do të luhet ditën e dielë, më datë 18 dhjetor, ora 16:00. Finalja parashikohet të jetë e jashtëzakonshme, me shumë emocione dhe intensitet të lartë.

Argjentina duhet të bëjë kujdes, pasi në gjashtë finalet e fundit, Franca ka marrë pjesë katër herë, ku në dy prej tyre ka mundur të ngrejë në qiell trofeun më të rëndësishëm.

Në finalen e 1998, Franca mposhti Brazilin me rezultatin 3-0, ku shënues ishte Zidane me dy gola dhe Petit në fundin e lojës.

Në finalen e vitit 2006, Franca ishte përballë Italisë, ku 120 minutat përfunduan me rezultatin 1-1 me golat e Materazzit dhe Zidane, por me penallti ishin italianët të cilët fituan me rezultatin 5-3.

Kupa e Botës e vitit 2018 kishte në finale Francën përballë Kroacisë, ku “gjelat” fitojnë me rezultatin 4-2. Për Francën golat u shënuan nga autogoli i Mandzukic, Griezmann me penallti, Pogba dhe Mbappe. Kroatët shënuan me Perisic dhe Mandzukic.

Tashmë, finalja e Kupës së Botës Katar 2022 do të gjejë Francën përballë Argjentinës. Messi apo Mbappe? Kjo është pyetja ku në të cilën e gjithë bota dëshiron t’i japë përgjigje më datë 18 dhjetor.

Franca ka bërë një rrugëtim të gjatë në këtë turne, ku ka luajtur pa tre lojtarët e saj më të rëndësishëm, Benzema, Pogba dhe Kante.

Por, Messi shpreson që të fitojë këtë trofe, atë që nuk e ka fituar asnjëherë, Kupën e Botës. Theksohet se kjo Kupë Bote është e fundit për “pleshtin”, ku shansi i vjen edhe njëherë, pasi në 2014 u mposht në finale nga Gjermania, me golin e “frymës së fundit” nga Mario Gotze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME