Categories Politike

Arjan Curri pyet deputetin: Si erdhët ju në PD? Agalliu: Kam ardhur nga baza… Do të shkoj në Kuvendin e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për dy Kuvendet që do të mbahen në këtë parti.  Agalliu tha se do të shkojë në Kuvendin e datës 18, të thirrur nga Basha dhe kryesia e PD.  I pyetur nga Ylli Rakipi dhe Arjan Curri, se si ka ardhur ai në PD, deputeti deklaroi se vjen nga baza e partisë.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju thoni që në Vlorë e shoqëruan Berishën drejtorë që nuk dalin dot në Vlorë…

Arbi Agalliu: Në atë sallë, veç demorkatëve të ndershëm dhe korrekt kanë qenë edhe ata demokratë, që kandiduan kundër PD-së, në logot personale, në partiçkat që u krijuan. Aty ka individë që në Vlorë nuk dalin dot dhe drejtues të lartë që merrnin 20-%-30%.

Arjan Curri: Je propozim i Bashës apo I bazës? Se po më shkruajnë drejtorët e korruptuar.

Arbi Agalliu: Në 2017, kam ardhur nga baza në Vlorë dhe Basha nuk më vendosi. Unë kam bindjet e mia, jam i djathtë. I jam bashkuar PD-së në vitin 2013, si koordinator kombëtar.

Arjan Curri: Në cilin Kuvend do të shkoni ju, në datën 11 apo 18?

Arbi Agalliu: Në datën 18 në Kuvendin e Partisë Demokratike. Kam vendosur të ndjek linjën zyrtare të PD. Kam vërejtje apo pakënaqësi është tjetër situatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME